Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.
“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez diskutuan për situatën politike në rajon, integrimit europian të Maqedonisë së veriut, marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.
“Kryetari Ahmeti informoi ambasadorin norvegjez që pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut, nuk u respektua vullneti i qytetarëve shqiptarë nga mandatari.
Stabiliteti dhe siguria në vend burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e cila rregullon marrëdhëniet midis komuniteteve dhe garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Prandaj, gjuha shqipe nuk duhet të preket me diktat politik të qeverisë pa legjitimitet etnik.
Z. Ahmeti shprehu shqetësim edhe nga largimi nga perspektiva europiane dhe tensionini i marrëdhënieve me fqinjtë.
Ahmeti theksoi që në rajon nevojitën dy procese historike, e para, pajtim historik shqiptaro-serb me njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshje rajonale e të gjithë fqinjëve, Bulgarisë, Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës për mos cënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Një palestinez i vrarë dhe 13 të plagosur nga sulmet izraelite në jug të Gazës
- VMRO shpërthen ndaj “Supremes”: “16 viktima dhe askush përgjegjës”
- AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor
- Aksion i madh i MPB-së, bastisje në rreth 20 lokacione për shkak të patentave të dyshimta
- Georgievski trondit me deklaratën për 8 Shtatorin: “U çliruam nga Millosheviqi, sot po kthehemi aty nga dolëm!”
- BDI kërkon zgjerimin e hetimit pas arrestimit të Ymerit: Të zbulohet për kë ishin 17.500 eurot
- Skandali Advanced Arms Technology/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
- U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji




