Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerike, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj.
Ahmeti në njoftimin e tij për opinionin shkruan se miqësia me SHBA-të mbetet e palëkundur dhe se kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë faktor kyç për shumë ngjarje në trojet shqiptare.
Njoftimi i plotë:
Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, në të cilin bashkë diskutuam mbi zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe sfidat gjeopolitike.
Miqësia dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një vlerë e patjetërsueshme për kombin tonë. Mbështetja e palëkundur e SHBA-ve ka qenë dhe vazhdon të jetë shtyllë kyçe në forcimin e pozitës sonë dhe në avancimin e të drejtave shqiptare në rajon.
Në këtë drejtim roli dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë dhe do të mbetet një faktor kyç për të ardhmen tonë të përbashkët, jo vetëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në të gjitha trojet tona etnike!
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]