17:03 – Ali Ahmeti pas vizitës në Comodita: S’ka pasuri më të madhe për vendin se Devolli Corporation
Ka përfunduar vizita e delegacionit të lartë të politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në ambientet e fabrikës Comodita.
Ahmeti bashkë me kabinetin qeveritar e kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, u priten në fabrikën Comodita nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit e stafi i fabrikës.
Pas vizitës në fabrikë, kryetari i BDI-së tha se “nuk ka pasuri më të madhe për vendin sesa këta njerëz që rrezikojnë me investimet e tyre, kapitalin e energjitë e tyre që t’u hynë në shërbim njerëzve”.
“Me të gjithë ekipin nga Maqedonia e Veriut, kabinetin qeveritar, kryetarin e Kuvendit, erdhëm për të parë këtë madhështi, gjithë këtë investim kaq të madh për Kosovën, ku 5 mijë familje hanë bukë nga ky organizim”.
“5 mijë familje organizojnë jetën, shkollën, prandaj pasuri më të madhe për vendin nuk ka sesa këta njerëz që rrezikojnë në investimet e tyre, kapitalin e tyre, energjitë e tyre mendore, njerëzore, që t’u hynë në shërbim njerëzve”, tha Ahmeti, duke iu referuar kompanisë Devolli Corporation.
13:30 – Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë priten në Comodita
Delegacioni i lartë i politikanëve shqiptarë, me në krye Ali Ahmetin, ka arritur në ambientet e fabrikës Comodita.
Ata janë pritur nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit dhe stafi i fabrikës, njofton KlanKosova.tv.
Pjesë e kësaj vizite janë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi si dhe ministra të tjerë shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.




