Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në fshatin Mateç zhvilloi mbledhje të hapur me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët të organizuar nga dega e BDI-së në Likovë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur se në popull ka shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërimit që po ju bëhet shqiptarëve.
“Folëm për Europën, për vetingun, për legjitimitetin, për të ardhmen. Në popull ndjej shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre. Populli është kundër këtij nënçmimi dhe sonte foli zëshëm në kundërshtim të politikave që cënojnë barazinë dhe të arriturat si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit si dhe ato që na largojnë nga Europa”, ka deklaruar Ali Ahmeti. /SHENJA/
Data 09.04.2026
Aktuale
- Nexhi nga Kosova dyshon për origjinalitetin e fotove të Hënës, NASA i kthen përgjigje: Si shohim yjet sepse…
- Ambasadori italian: Kërkesë legjitime e studentëve për provimin në shqip
- Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në RMV
- Ambasada japoneze për makiaton e Kosovës: Pse është kaq e mirë kudo?
- Irani ndalon trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve në Liban
- Blushi: Nikolloski në mbrojtje të së vërtetës për Metën, Taravari në linjë me Ramën
- Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin
- Ish Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj solidarizohet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, por shokohet nga komentet që merr


