Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga tubimi qendror i Frontit Evropian në Tetovë, tha se sot është dita e dëshmorëve dhe ata janë kujtuar në të gjitha vendet, që nga Likova, Struga e Tetova.
Ai tha se ata së bashku me kryeministrin kanë kujtuar që ta kthejnë shtatoren e Tahir Sinanit në Brozë.
“Sot ne jemi këtu, për të bërë porosi, për të gjithë ata, të cilët mendojnë që ky Front, kaq fort i organizuar, e i etabluar me një mision historik që vendin tonë ta anëtarësoj në BE. Asniherë nuk kam dalë që të them atë s’mund ta bëj. Por sot, unë jam edhe më i fort me vëllezërit e mi të Frontit, dhe kemi dhënë një betim, që ky vend vendin e ka në BE. Ky vend, duhet të jetë i anëtarësuar fuqiplotë, ky vend, duhet të ketë paqe stabilitet, e siguri dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu sic e anëtarësuam bashkë ne këtu që jemi, bashkë me komunitet brenda Frontit në NATO, kështu këtë realitet do ta bëjmë edhe anëtarësimin në BE. Alternativë tjetër nuk ka. Ata zëra të mekur që dëgjohen, a e pat me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna. Do të doja t’i inkurajojë t’ju japë forcë të rive të rejave, të jenë ballë lartë e të vendosur se asnjëherë nuk do të zhgënjehen me vëllezërit e tyre të Frontit”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha me 8 maj duhet të votoni për ata që e bën historinë apo për ata që nuk dinë dy hapa para t’i bëjnë.
Data 04.10.2026
Aktuale
- Privohen nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme të vendit, gjatë kontrollit u është gjetur drogë, vijojnë kallëzime
- Privohen nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme të vendit, gjatë kontrollit u është gjetur drogë, vijojnë kallëzime
- Dogana e Kosovës zbulon mbi 13 mijë euro në një “Skoda SuperB” me targa të Maqedonisë
- VMRO-DPMNE kërkon prova nga Filipçe për dyshimet mbi kontratën e helikopterëve
- Tentativa e dhunshme për të hyrë në klub: I dyshuari drejton armën ndaj sigurimit
- Kosova përballet me një krizë politike: A do të ketë zgjedhje të reja brenda tre ditësh?
- Balliu në Brescia: Qindra shqiptarë i bashkohen thirrjes për ripërtëritjen dhe ndryshimin e Shqipërisë
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare



