Një portal që thuhet se është i afërt me strukturën pro VMRO-së në BDI, ka publikuar informacion se në takimin e mbrëmshëm me Zoran Zaevin në Reçic të Vogël përveç Ali Ahmetit ka marë pjesë edhe Musa Xhaferi, raporton portali “tetova1”.
është për tu habitur ky fakt sepse 3 nënkryetarët e BDI-së; Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta deri më tash i kan zhvilluar bisedat me LSDM-në kurse Ali Ahmeti zgjodhi Musa Xhaferin që të zhvilloj negociata me Zaevin derisa publikisht njihet se ish zëvendëskryeministri Xhaferi është pro bashkëpunimit me VMRO-në.
Sipas portalit “pika.mk”, Musa Xhaferi disa herë në mënyrë të ashpër ka ndërhyrë duke i bërë me dije Zoran Zaevit se nënshkrimet e deputetëve të BDI-së nuk jan thjesht emra por jan çelsi i krijimit të mazhorancës së ardhëshme.
A paraqet kjo edhe një strategji të BDI-së që të gjej arsye që mos të i jep nënshkrimet për marjen e mandatit nga LSDM? Se si do zhvillohen ngjarjet pritet të shihet ditëve të ardhëshme. /tetova1/
Data 26.03.2026
Aktuale
- Bie përsëri ari, ja sa kushton grami
- Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – Murseli: Nuk mund t’i shoh
- Çfarë po bën Qeveria për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga shtrenjtimi i naftës?
- Mërgimtari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi ish të dashurën
- “NPK Sharri”: Sot në një pjesë të Tetovës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë
- Janevska: Në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë
- Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses për dekretin e presidentes Osmani?
- Rritja e çmimit të naftës, sot mblidhet Bordi i Transparencës, ministri Demo: Të gatshëm për të marrë masa edhe për…

