Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie. Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë dhe se nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Gjatë fjalimit në mbledhjen partiake, Vuçiq po ashtu foli për situatën në Kosovë, të cilën e quajti të vështirë. “Synimi i shteteve perendimore është që të dalin me një deklaratë kundër autoriteteve në Kosovë për të na kënaqur neve, por me çfarë të jemi të kënaqur, me realitetin e ri, që është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare. Rezistenca e popullit serb në Kosovë do të jetë më e fortë, shpresoj përmes mjeteve paqësore”, tha Vuçiq. /Alsat.mk
Data 09.05.2025
Aktuale
- Aksioni “Fundjava Gjenerale 2025”, Janevska: Me ide cilësore stimulojmë më tej përgjegjësinë ekologjike tek të rinjtë
- Vazhdojnë kontrollet në komunikacion nga policia e Tetovës
- Limaj: Kosova duhet t’i ketë urgjentisht institucionet, s’e ka luksin të mbetet kështu
- VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!
- Shtiu me armë zjarri teksa po lëvizte me makinë, shpallet në kërkim shoferi i mjetit dhe pasagjerja
- Skender Rexhepi konfirmon: Ali Ahmeti ka realizuar disa takime me kreun e ASH-së, Arben Taravarin
- Lojrat e fatit, mbyllen 53 bastore online në Maqedoninë e Veriut
- 3.3 milionë euro drogë në Gjermani, SPAK kërkon burg për “kokën” e grupit kriminal shqiptar