Aleanca për Shqiptarët, edhe përskaj faktit se vitin e kaluar kërkesat
e saja nuk u morën parasysh, sa i përket çështjes së Kodrës së
Diellit, këtë vit sërish adreson deri tek organet kompetente kërkesat
në vijim:
1) Qeveria me vendim të saj t’ia merr të drejtën e menaxhimit
ndërmarrjes ELEM, dhe kjo ndërmarrje të mos ketë të drejtën e
pronësisë dhe menaxhimit në Kodrën e Diellit.
2) Qeveria të formojë një Këshill Drejtues, me këtë përbërje: 3
anëtarë nga qeveria, 3 anëtarë nga komuna e Tetovës, dhe 3 anëtarë
ekspertë të fushës së turizmit. Nga bordi drejtues të zgjidhet
drejtori për menaxhimin e Kodrës së Diellit.
3) Qeveria të ndajë buxhet të menjëhershëm për funksionimin e
Këshillit Drejtues dhe punonjësve aktual të cilët janë me vendim pune
të rregullt.
4) Në marrjen e pasurisë dhe veprimtarive të Kodrës së Diellit t’iu
jepet përparësi firmave dhe investitorëve nga Tetova dhe malësia e saj.
Aleanca për Shqiptarët, konsideron se kërkesat në fjalë, do të sjellin
ndryshime pozitive në këtë zonë turistike, nga e cila do të ketë
leverdi, jo vetëm turizmi lokal por edhe turizmi në nivel më të gjërë.
Potencojmë se turizmi në këtë zonë, po pëson rënie drastike çdo vit.
Ndërkaq, duhet theksuar se të hyrat e turizmit zënë vend të
rëndësishëm me një pjesëmarrje të konsiderueshme në të hyrat e
përgjithshme bruto.
Atraksioni natyror, pozita komunikative-gjeografike e vlerat klimatike
të Sharrit janë disa nga shumë arsye tjera pozitive që rrisin nevojën
për ndërmarrje të veprimeve për përmirësimin e gjendjes në këtë zonë.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Bastisje e rëndësishme në Kamenicë: Armë të rrezikshme zbulohet në një banesë
- Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina
- 83-vjeçari humb jetën nga tymi pas zjarrit në banesën e tij në Berovë
- Kremlini: Ukraina po paguan çmimin për sulmet ndaj Rusisë
- Skandali i SHISH mbledh Këshillin e Sigurisë/ Begaj si Rama: Përgjegjësia individuale, nuk mund të cenohet besimi tek institucionet
- Heroinë gjatë bastisjes në Tetovë, kallëzim penal ndaj 34-vjeçarit
- Kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit nga Tetova, dyshohet se sulmoi motrën e tij
- Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor



