Departamenti i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët, duke pritur fshesën e paralajmëruar nga kryeministri Zaev, pyet ministrin për arsim Arbër Ademi:
– Tre javë para përfundimit të vitit shkollor, kur do t’i furnizoni nxënësit me libra të cilët i presin gati tetë muaj? Tani veç ato nuk u duhen, por sadopak edhe ato të shohin nga cili libër duhet të punonin;
– Vitin e kaluar u lavdëruat se mbi njëzet libra shkollor u përmirësuan dhe që në fakt veç ua ndryshuat vendet faqeve. Pyesim për vitin e ardhshëm a do të punoni në këtë drejtim? Ose veç e kuptuat se u hetuan;
– Deri kur nxënësit shqiptarë do të mësojnë me libra shkollor të përkthyer nga maqedonishtja dhe nga autorë maqedonas?
– Vallë a do të botohet ndonjë tekst shkollor nga autor shqiptar dhe në gjuhën shqipe? Pastaj ky tekst të përkthehet në gjuhën maqedone dhe të vlejë edhe për nxënësit maqedonas;
– Zoti ministër, vitin e kaluar me pompozitet të madh paralajmëruat sjelljen e ligjit të ri për arsim fillor dhe të mesëm, saqë versionin për shkollë fillore e plasuat para opinionit dhe pas një kohe e tërhoqët. Pyesim ku është ky ligj? Vallë mos e mori me vete ministresha e atëhershme Renata Deskoska?!
– Emrat e ri të dy shkollave të komunës së Çairit ngelën vetëm në tabelat në hyrje të shkollës. Sa kohë do tu duhet për të zbatuar vendimin e këshillit drejtues të shkollës dhe themeluesit-komunës? Vallë mos keni frikë prishjen e koalicionit?!;
– Deri kur nxënësit shqiptar do të kalojnë kufirin për të mësuar në gjuhën shqipe dhe a u sigurua mësimi në gjuhën amtare për nxënësit e Velesit?
– Deri kur do të shkohet me ekzibicionet, si ajo e ditës së sotme, ku paralajmërohen programe të reja nga lënda e muzikës? I nderuar muzika është individuale, e veçantë dhe i takon çdo kombi. Ne nuk jemi kundër të mësohet edhe muzika e popujve tjerë qoftë e popujve fqinjë, ballkanas, evropian ose botëror, por asnjëherë nuk mund të mësohet bashkë. Kjo sigurisht do të jetë kopje e librave të vjetër, vetëm duke i ndërruar faqet;
– E hoqët testimin ekstern, që edhe ne e përshëndetëm. Pyesim ku i keni indikatorët tjerë të paralajmëruar që do të kontrolloj procesin edukativo-arsimor?
– Kur do të plotësohen kushtet ligjore që edhe nxënësit tonë të mësojnë me Abetaren mbarëshqiptare?
Në fund do të sugjerojmë, të përveshni krahët dhe të punoni në zgjidhjet e problemeve që i cekëm më lartë dhe jo të merreni me punë që u takojnë të tjerëve, që nuk kanë peshë dhe më shumë e fundosin procesin edukativo arsimor.
Data 23.03.2026
Aktuale
- LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen
- Alarmi për sigurinë në shkollat e Prishtinës: 50% e objekteve janë të…
- Protesta me molotov e opozitës, policia arreston 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 qytetarë të tjerë
- Viktima në Majac të Podujevës u gjet në veturë pa shenja jete, vdes edhe njëra nga të plagosurat – Policia jep detaje për rastin
- Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës, 9 persona në hetim në gjendje të lirë
- Fluturimi i parë i taksive ajrore elektrike hap epokën e transportit urban në San Francisko
- 27 anije sulmohen që nga fundi i shkurtit/ Komuniteti detar global paralajmëron rrezikun e shtuar në Ngushticën e Hormuzit
- Biseda Trump-Starmer zgjati 20 minuta dhe ishte ‘konstruktive’


