Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët kanë një propozojnë që neni 2 paragrafi i dytë , fjalët “maqedonase/qytetarë” të ndryshohen me fjalën “qytetarë”, ndërsa në arsyetim thuhet se kërkohet të mundësohet barazia në deklarimin e shtetësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Amendament për të njëjti nenit 2 të ligjit kushtetues ka dorëzuar edhe Muhamed Zekiri nga LSDM. Këtë herë kërkesa e tij është precizimi i nenit ku në fund të fjalisë shtohen fjalët “që nuk e cakton apo paragjykon përkatësinë e qytetarëve”.
Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja kërkohen që të shtohen “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”. Në arsyetimin ata mes tjerash thonë se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Maqedonisë.