Para disa ditësh u bë publike lajmi për shkrirjen e tre subjekteve politike, UNITETI, RDK dhe LR PDSH në një subjekt të vetëm politik Aleanca për Shqiptarët. Lajmi mori dhenë dhe u interpretua me tone pozitive duke e parë këtë shkrirje si një forcim të një subjekti të tretë politik shqiptar në Republikën e Maqedonisë, transmeton Tetova1.
Por, ajo që paraqiti pikëpyetjet në opinion ishte demanti i ardhur nga RDK-ja e Vesel Memedit si dhe e përcjell nga UNITETI i Gëzim Ostrenit.
Edhe pas këtij demanti të këtyre dy subjekteve politike shqiptare pjesë e Aleancës për shqiptarët në opinion po qarkullon një informacion se Aleanca për shqiptarët është shndërruar në parti. Këtë gjë për Tetova1 e konfirmojnë edhe burime brenda Aleancës për shqiptarët të cilët thuan se kryetar i Aleancës për shqiptarët do të jetë Zijadin Sela, nënkryetar do të janë Zulfi Adili dhe Vesel Memedi. Gëzim Ostreni, sipas këtyre burimeve, për shkak të moshës është larguar nga marrja e ndonjë posti të caktuar politik në këtë subjekt politik.
Tetova1 merr vesh se demanti për shkrirjen e këtyre subjekteve politike është shkruar nga Vesel Memedi dhe është përcjell edhe nga adresa zyrtare e UNITETI. Memedi këtë gjë e ka bërë qëllimisht që në formatin e ri qeveritar të ketë të drejtën e kulaçit më të madh politik dhe favorizimin në qeverinë e ardhshme në krye me kryeplakun e mëhallës, Ali Ahmetin.
Burime nga Aleanca për shqiptarët për portalin Tetova1 thuan se nëse RDK-ja nuk dëshiron që të shkrihet në partinë Aleanca për shqiptarët e ka derën e hapur dhe lirisht mund që t`i bashkëngjitet kryeplakut Ali Ahmeti dhe në këtë mënyrë BDI-së në këtë format parlamentar t`ia bëjë 11 deputet. Kjo gjë ka shumë rëndësi për BDI-në që karshi Lëvizjes Besa që ka vetëm 5 deputet të paraqitet si një parti me kredibilitet politik./Tetova1/