Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohet me epilogun gjyqësor në rastin e tentim-vrasjes së kreut të kësaj partie Ziadin Sela më 27 prill të vitit kaluar. Sipas partisë opozitare, lartësia e dënimit nuk është në përputhje me veprën të cilën e kanë kryer të akuzuarit. Aleanca vlerëson se Gjykata duhet ta ketë parasysh faktin që është sulmuar një lider partie, deputet i zgjedhur nga populli dhe kryefamiljar.
Vlerësojmë se dënimet duhet të ishin maksimale, shumë më të mëdha se kaq. Gjithashtu, në kuadër të kësaj mendojmë se procesi gjyqësor duhet të gjej edhe urdhëruesit dhe porositësit e 27 prillit që edhe ata të jenë para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara – deklaroi Flakron Bexheti, Zëdhënës i ASH-së.
Data 08.09.2025
Aktuale
- Gashi: Pavarësia është themeli mbi të cilin ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe të ardhmen tonë europiane
- ASH: RMV po shndërrohet në provincë serbe me bekimin e Qeverisë
- Ministri Murtezani në panel diskutimin për rolin e shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian
- Mickoski pret vijat e kuqe nga LSDM-ja
- SHPPP nesër me detaje për targat e reja për automjetet zyrtare, afati i fundit për ndërrim është deri më 15 shtator
- Bastisje në Zdunjë të Gostivar, gjendet drogë, arrestohen dy dilerë
- Kur festat kthehen në turp, Shkupi mes mbeturinave në Ditën e Pavarësisë
- Zgjedhjet lokale në Tetovë, Bajram Rexhepi e Bilall Kasami u përplasën për bulevardin që është në ndërtim e sipër