Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Çairi, tha se dy javë më parë ishte përvjetori i pesë i vdekjes së Adem Demaçit ndërsa sot po përurohet rruga Adem Demaçi në komunën e Çairit.
Emërtimi i një rruge në Maqedoninë e Veriut e ka një rëndësi të veçantë, tha Kurti, raporton SHENJA.
Kurti tha se Demaçi me aktivitetet e tij që i kushtuan 28 vite burg u bë simbol i paepur për lirinë e shqiptarëve në Jugosllavi.
“Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha Kurti, raporton SHENJA.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Rrëshqitja e dheut në Gyirong shkakton 16 viktima, përcaktohet shkaku i katastrofës
- VLEN sot ndërton, BDI-ja për 20 vjet vetëm premtonte
- Flakët përfshinë një veturë në udhëkryqin afër “Mavrovasjas” në Shkup
- Kim Mehmeti: Flamuri kombëtar nuk është qefin për ta mbuluar kufomën e cilitdo shqiptari!
- Është përfshirë nga zjarri një autobus dykatësh i NTP “Shkup” në Vodno
- Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
- Adrola dhe Capital T në ‘kulmin e dashurisë’, bëjnë edhe këtë veprim kur janë bashkë
- “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve



