Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për TV Dukagjini, ka thënë se qytetarët e Kosovës vendosën që ta shpëtojnë Kosovën.
“Sot ka ndodhur ndryshimi, opozita ka fituar në Kosovës, dhe këtij ndryshimi i prinë LVV. Kjo na bënë shumë të gëzuar, por jemi të vendosur që të fillojmë punën.
Po përgatitemi për të festuar. Para dy netëve thashë se do të takohemi sërish për ta festuar në sheshin Skënderbe. Në mesnatë do ta shënojmë fitoren ngase Erdhi dita”, tha Kurti, raporton SHENJA. Kurti shtoi se do të dëshirojnë që të arrijnë marrëveshje koalicioni me LDK-në, ngase dëshiron që të ketë një qeveri solide.
“Ne i kemi konsideruar si partner në opozitë, fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt. Jemi tash ku jemi, unë si kryeministër i ri i Kosovës, preferoj që qeveria të jetë stabile dhe e shoh partner LDK-në, dhe duhet të fillojnë sa më shpejtë koalicionin. Sonte nuk do t’i thërras por, nesër menjëherë.