Një banor i vëmendshëm gjerman, ka thirrë urgjentisht policinë gjermane, pasi ka vërejtur dy persona të dyshimtë duke u shtëitur në afërsi të zonës. Sipas alarmuesit të policisë, këta dy persona kanë qenë të veshur me rrobe të errëta dhe kanë vëzhguar shtëpitë në zonën përreth. Një patrullë policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i ka takuar personat në fjalë, duke i legjitimuar.
Që të dy personat, të cilët kanë qenë nga Maqedonia, kanë pohuar se janë duke banuar në një hotel në afërsi, gjë që edhe është konfirmuar nga policia, përcjellë „Shtegu.com“. Gjithashtu është vërtetuar se shtetasit maqedonas janë të punësuar në një sipërmarrje dhe për shkak të festave të fundvitit dhe monotonisë që i kishte kapluar, ata kishin dalë për ta humbur kohën. Gjatë gjithë kontrollit ndaj tyre, nuk është hasur në ndonjë provë për ndonjë vepër penale të kryer nga ta. Policia nga Edenkobeni i Gjermanisë, edhe më tej i lutë të gjithë banorët që rastet e dyshimta të paraqiten në polici, në mënyrë që të parandalohen vepra të ndryshme penale.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona (FOTO)
- Në maj për 9,1 për qind është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqim, pije dhe duhan
- Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
- Liljana Ristevska zgjidhet kryetare e Kryqit të Kuq në vend
- Nuk ka marrëveshje për Kodin Zgjedhor
- Aliu: Derisa jam ministër do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor
- VLEN: 24 muaj punë në ekonomi, mbi 26 mijë të rinj jashtë regjistrit të papunësisë
- OKH “Merhamet” në Tetovë do të organizon ekspozitën “Ngjyra që na bashkojnë”

