Ditët e fundit në stacionet matëse në Shkup, por edhe në Tetovë, Manastir dhe Kumanovë vazhdimisht tregohet nivel ekstrem i lartë i ndotjes së ajrit.
Në mëngjes nivel të lartë të grimcave kancerogjene PM10 ka pasur edhe në Milladinovc, në dy stacionet Matëse në Manastir, Kërçovë, Tetovë, Koçan dhe Kavadar. Stacionet matëse n Veles tregojnë nivel të mesëm të ndotjes.
Në qendër të Shtipit dhe në Karposhit ka gjithashtu edhe nivel të lartë të grimcave PM2.5.
Mbrëmë stacioni matës te Rektorati tregoi 650 mikrogramë në një metër kub PM10, që është për 13 herë më shumë se sa e lejuara – 50 mikrogramë për metër kub. Në Lisiçe në orën 23 janë matur 600 miokrogramë, gjegjësisht 12 herë më shumë se sa e lejuara.
Përpara dy ditëve, stacioni matës te Rektorati ka shënuar 981 mikrogramë në një metër kub, që është thuajse 20 herë më shumë se sa e lejuara – 50 mikrogramë, përcjell portalb.
Zakonisht, grimcat PM10 arrijnë në nivel maksimal në orët e mbrëmshme prej 22 deri më 1 pas mesnate.
Në rast të kalimit të pragut prej 50 mikrogramë në një metër kub katror të grimcave PM10, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jep paralajmërim që të shfrytëzohen transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë, shumë njerëz të udhëtojnë me një automjet njëkohësisht, për ngrohje të hapësirave të shfrytëzohet çfarëdo lloj material sintetik, ndërkaq pajisjet për ngrohje me dru të përdoren sipas rregullave.