Një rast shqetësues është raportuar nga Qendra Urgjente në Gostivar, në orën 00:35 të datës 24 korrik 2025, kur dy të mitur janë paraqitur për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal hotelierik në qytet.
Rasti është denoncuar në Departamentin e Punëve të Brendshme – Gostivar dhe policia ka filluar hetimet për të zbuluar përgjegjësit, si dhe për të verifikuar kushtet në të cilat të miturit kanë pasur qasje në alkool. Prindërit dhe opinioni kërkojnë përgjegjësi për rastin.