Mbrëmë rreth orës 23, një person anonim ka paraqitur se është vendosur bombë në Parlamentin e Maqedonisë.
Nga MPB e konfirmojnë rastin, por të njëjtin thonë se paraqitja për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm.
Në komunikatën e kësaj ministrie thuhet se ekipet antiterroriste kanë kryer kontrollet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Parlamentit dhe se nuk është gjetur asnjë lloj mjeti shpërthyes.
“Një person i panjohur me zë burri në orën 23:02 në numrin telefonik 192 ka lajmëruar se në ndërtesën e Kuvendin është vendosur bombë. Është konfirmuar më pas se personi që ka bërë thirrjen është paraqitur nga burgu i Idrizovës”, ka theksuar MPB.

