Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 4-3 ndaj Al-Hilal, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Botës për Klube.
Kjo ndeshje ishte një triler i vërtetë dhe një tjetër befasi e këtij Botërori të Klubeve, pas triumfit të Fluminenses ndaj Interit.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Man City, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e nëntë me Bernardo Silvan.
Me të filluar pjesa e dytë, klubi arab reagoi shpejtë, duke arritur të shënojë dy gola për të përmbysur gjithçka.
Marcos Leonardo (46’) ishte autor i golit të barazimit për 1-1, teksa për epërsinë e Al-Hilal u përkujdes Malcolm (52’) që realizoi për 2-1 pas asistimit nga Joao Cancelo.
Vetëm tre minuta më vonë, Erling Haaland (55’) ishte në vendin e duhur në kohën e duhur, për të barazuar shifrat në 2-2.
90 minuta nuk prodhuan fitues dhe ndeshja shkoi në vazhdime, aty ku u shënuan edhe tre gola të tjerë dhe në fund Al-Hilal doli fitues.
Kalidou Koulibaly (94’) realizoi me kokë për rezultatin 3-2, ndërsa në minutën e 109-të Phil Foden realizoi për 3-3 pas një asistimi të bukur nga Rayan Cherkit.
Goditjen ‘vdekjeprurëse’ Cityt ia dha Leonardo, i cili në minutën e 112-të realizoi për 4-3 pas një kundërsulmi të shpejtë nga klubi arab.
Në çerekfinale Al-Hilal tashmë do të përballet me Fluminensen.