Aleanca për Shqiptarët sot në një atmosferë pune dhe festive me shumicë votash dhe në një garë të fortë mes dy kandidatëve,Gadaf Histori dhe aktori Muzafer Etemi.
Kuvendi qendrorë i Aleancës për Shqiptarët-dega Tetovë me shumicë votash përmes një proçesi demokratik,me vota të fshehta,për Kryetar Dege i Tetovës u zgjodhë aktori i njohur Muzafer Etemi.
Kryetari i posazgjeshur Etemi,ka falënderuar antarët e Kuvendit për mbështetjen dhe ka premtuar një angazhim të sinqertë për Tetovën,për gjithë Shqiptarët,për të ardhem,për rininë që kërkon ndryshimin aq shumë të nevojshëm,tha Kryetari i posazgjedhur Muzafer Etemi.
Më pas Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela fillimisht uroi kuvendin e Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Tetovë për një proçes shumë demokratik për zgjedhjen e Kryesisë dhe Kryetarit të Degës Tetovë.
Sela fillimisht uroi Kryetarin e posazgjedhur Muzafer Etemi duke i uruar sukses në punë.
Sela: Tetova ka një rëndësi të veçantë për ne si Aleancë për Shqiptarët dhe kjo që po bëjmë sot është pikërishtë ajo,fuqizimi i Tetovës dhe jam i bindur se po krijojmë një ekip fitues.
Ju e dini se ky është vit zgjedhorë,na presin zgjedhjet lokale të cilat jam i sigurtë se do ti fitojmë dhe ndryshimi do të fillojë pikërishtë këtu,në Tetovë.
Deklaroi Sela para Kuvendeve të Degës së Tetovës.