Meinistria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj Lulzim Alitit nga Kumanova për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik nga neni 151 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe neni 4 i ligjit për mbrojtje të privatësisë. Pas publikimit të ndaluar të përgjimëve joligjore në rrjetet sociale, Policia dhe Prokuroria e vendit është mobilizuar duke kallëzuar penalisht disa individ që po botojnë dhe po shpërndajne materiale joligjore, por kanë filluar edhe parandalimin e tyre. Jozyrtarisht, Lulzim Aliti është anëtar i Aleancës së Shqiptarëve të Ziadin Selës dhe ka qenë shofer i ish zëvendës ministrit për punë dhe politike sociale, Elmi Aziri. Njohësit e rrethanave implikojnë drejtpërdrejtë strukturat e ASH me publikimin dhe shpërndarjen e materialive ilegale si dhe thirrjet për protesta. Prokuroria dhe Policia e shtetit njoftuan që në bazë të Kodit Penal dhe Ligjit do të ngrisin procedura kundër të gjithë individëve që posedojnë publikojnë dhe shpërndajnë përgjime joligjore në rrjetet sociale.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Ndalimet e produkteve të duhanit hapin rrugën për tregti të paligjshme, dëmet për vendet llogariten në miliona euro
- Aksion në Zhelinë: Policia bastis shtëpinë e 38-vjeçarit, sekuestrohen armë
- Gashi: “Badenteri” në Kushtetuese s’duhet të jetë tabu
- Arrestohen pesë persona, nga të cilët katër janë të mitur, për lajmërimet e rreme për bomba në shkollat e Tetovës
- Eksplodon bombola e gazit në Bërvenicë, lëndohet një 68-vjeçare
- Rrahje në një kazino në Tetovë: 43-vjeçari sulmon fizikisht një të moshuar dhe një vajzë të re
- Mbi 50% e vauçerëve për kondicionerët inverter janë tërhequr
- Qëlloi për vdekje gruan dhe më pas veten, komunalja varros 80-vjeçarin nga Roskoveci! Zyrtari: Familja s’pranoi të tërhiqte trupin



