Alsat 2019-07-08T16:13:09+02:00
Është ngritur akuzë kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski për kurdisjen e lëndëve gjyqësore derisa ai ishte kryetarë i Gjykatës Penale. Prokuroria njoftoi se hetimi ka treguar se Pançevski ka dhënë direktiva cila lëndë te cili gjykatës të ndahet. Ka intervenuar në raste të Prokurorisë së rregullt, të Prokurorisë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por edhe ka vendosur cili gjykatës për dy aktakuzat e Prokurorisë Speciale. Pançevski ka ndarë lëndët në dorë në vend se me sistemin elektronik AKMIS nga viti 2013 deri në vitin 2016.
Prokuroria Themelore Publike
“I akuzuari si kryetar i gjykatës ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes elektronike të lëndëve që kanë arritur në gjykatë për të vendosur ndaj tyre. Ndryshe, i akuzuari me nënshkrimin e tij dhe me urdhërimin e të punësuarve në arkivin e gjykatës që kanë pasur qasje në sistemin AKMIS, ka urdhëruar të shpërndahen lëndë konkrete tek gjykatësit jashtë kohës së pranimit të lëndës në gjykatë, si dhe ka dhënë direktiva cila lëndë te cili gjykatës të ndahet”.
Prokuroria për të ngritur akuzë ndaj tij ka dëgjuar 19 dëshmitarë nga gjykatat Penale, e Apelit, Gjykata Supreme dhe nga Ministria e Drejtësisë. Hetimi për keqpërdorim përfundoi me aktakuzë kundër Pançevskit, por edhe me porosi nga Prokuroria deri te Këshilli Gjyqësor.
Prokuroria Themelore Publike
“Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut nëse në kuadër të kompetencave të tyre gjen lëshime edhe për kryetarë të tjerë të gjykatave ose gjykatësve, mund të iniciojë proces kundër tyre, në pajtim me dispozitat ligjore”.
Gjykatësi Vladimir Pançevski që para dy viteve për ALsat pohonte se nuk ka kurdisur lëndë tek gjykatës të besueshëm.
Asnjëherë nuk kam kurdisur lëndë. Lëndët janë vendosur në sistemin AKMIS, këtë e punojnë shërbimet. Unë personalisht jam vetëm kryetar i gjykatës dhe mbaj llogari për punën ligjore të gjyqit siç ka qenë gjatë gjithë kohës derisa unë kam punuar- kishte thënë Vladimir Pançevski, më datën 09.10.2017
Lëndë gjyqësore në dorë janë ndarë edhe në Gjykatën Supreme me të cilën kryeson Jovo Vangellovski, konstatoi komisioni i posaçëm i Ministrisë së Drejtësisë i cili i hetoi keqpërdorimet në sistemin AKMIS nëpër gjykata. Por, për momentin Prokuroria përgjegjësi penale zbuloi vetëm te ish kryetari i Gjykatës Penale, Pançevski, por jo edhe te kryetari i gjykatës më të lartë në vend.
Bojan Stojanovski
Loading…



