Alsat 2019-06-25T10:59:21+02:00
Në Luboten dhe në disa pjesë të Shkupit Policia Financiare ka filluar aksion në lidhje me duhanin. Nga Policia Financiare thonë se aksioni po kryhet për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale trafik me mall akcize dhe mashtrim doganor.
Kreu i komunës së Butelit, Velimir Smilveski ka arritur në vendngjarje. Ai tha se shpreson se për një kohë të shkurt do të merr fund kjo golgotë e qytetarëve. Kreu i Komunës së Butelit tha se është i sigurt se duhani nuk është ilegal, dhe se për këtë janë informuar të gjithë institucionet. Smilevski tha se numri i madh i forcave policore është për çështje sigurie.
Loading…



