Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh në disa lokacione në vend.
Raportohet se janë bastisur disa lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe të hetuesinë.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një aksioni të madh kundër heroinës ku janë arrestuar babë e bir në Pejë.
Bëhet fjalë për Kel Bajramin dhe Erald Bajramin.
Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti te shitblerjes së heroinës në tregun vendor dhe nderkombetar.