Shërbimi Bregdetar i Greqisë ndërmori një aksion shpëtimi në zonën detare të Nea Kalikatria, Halkidiki, pas denoncimit për zhdukjen e një notuese 63-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet bregdetare të Selanikut dhe Nea Mudanisë, në koordinim me Qendrën e Vetme për Hetim dhe Shpëtim, aktivizuan planin lokal emergjent.
Në operacion morën pjesë një anije patrulluese e Shërbimit Bregdetar, tri anije private dhe dy automjete patrulluese në tokë.
Notuesja u gjet e shëndoshë dhe pa lëndime, në tokë në zonën e Nea Kalikatria, dhe sipas saj nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.