Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 51-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë një kontrolli u kap me armë.
Sipas MPB-së, sot, punonjësit e Njësisë për Trafik të Paligjshëm, në bashkëpunim me Njësinë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, me urdhër të gjykatës, kryen kontroll në shtëpinë dhe automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. nga fshati Rashçe.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
MPB njofton se pas përfundimit të hetimeve, do të ndiqet procedura e mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.


