Më 31.10.2025, oficerët e policisë kriminale pranë SPB Ohër kanë arrestuar G.M. (48) nga fshati Podmolje, komuna e Ohrit
Gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në një ish-objekt hotelierik në fshatin Mešeishtë, komuna e Debërcës, që përdorej nga i dyshuari G.M., janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 1,357 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 488 bimë kanabisi, një kuti me plumba kalibri 7.62 mm, dy revole të vjetra, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike, një mbajtëse trombloni, një trup dhe një kapsulë ndezëse granate dore, si dhe pako me substancë të zezë ngjitur, qese me substancë pluhuri ngjyrë kafe dhe sende të tjera që i posedonte në mënyrë të paligjshme.
Personi është mbajtur në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim përkatës penal kundër tij.


