Një kontroll rutinë i policisë së Gostivarit mbrëmë është kthyer në një arrestim të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “JNA”, ku policia ndaloi një automjet të tipit “Chevrolet Spark”
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një kuti me marihuanë te 23-vjeçari me iniciale H.L., i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, B.Z. (27) dhe A.Z. (24).
Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është papërgjegjshmëria në timon. Nga verifikimi doli se shoferi, A.Z., po e drejtonte makinën pa pasur fare leje drejtimi, ndërsa vetë automjeti “Chevrolet” ishte me regjistrim të skaduar.


