MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në artaritë në rajonin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar më tepër se 10 kilogram ari, gjegjësisht është konstatuar mosrespektim i obligimeve që dalin nga Ligji për regjistrim të pagesave, si dhe vepra penal të përcaktuara me Kodin Penal.
Gjatë kontrollit në tetë artari në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar rreth 661 gramë ar të pavulosur, në Tetovë janë kontrolluar 11 lokale ku janë gjetur dhe konfiskuar 7 399 gram ar të pavulosur, në Gostivar janë kontrolluar shtatë artari dhe janë konfiskuar 1 690 gram, ndërsa në Kërçovë 269 gram ari.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike janë konstatuar edhe parregullsi tjera të cilat do të konstatohen në mënyrë adekuate.
Pas dokumentimi të rasteve kundër pronarëve dhe subjekteve juridik do të ketë kallëzime adekuate. /SHENJA/
Data 20.09.2025
Aktuale
- Orce Gjorgjievski: “Së pari njeri, pastaj kryetar komune” – Vizioni për një Shkup më të pastër dhe më të sigurt
- VMRO prezantoi listën dhe kandidatin për qytetin e Shkupit
- Sindikatat kanë regjistruar një ulje të shpenzimeve të shportës sindikale prej 430 denarësh në gusht
- (VIDEO) BDI: Qeveria e “Botës Serbe” po izolon Maqedoninë
- Problemet e para të iPhone-it të ri: A do të ndikojnë në reputacionin e Apple?
- Kandidati për Qytetin e Shkupit Orce Gjoegjievski prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale
- Mickoski paralajmëron BDI-në: Mjaft i mashtruat shqiptarët!
- Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për qytetin e rrënuar dhe koasin e lënë