Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion të suksesshëm në fshatin Zhelinë të Tetovës, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armatimi.
Sipas informacioneve fillestare, policia ka kryer një bastisje të planifikuar në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të personit me iniciale Xh.B., 38 vjeç, banor i këtij fshati. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë hasur në armë zjarri dhe municione, të cilat personi i mbante pa leje përkatëse.


