Nëpunës policorë nga SPB Tetovë më 30.01, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, realizuan një aksion kontrollues në objekte hotelierike në zonën e Tetovës.
Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rr. “Lubo Bozhinovski Pish”, një të mituri 17-vjeçar iu gjetën dhe sekuestruan disa thika dhe një grusht metalik.
Njëkohësisht, gjatë kontrollit në një objekt në kuadër të Qendrës Sportive, dy të miturve iu gjetën dhe sekuestruan thika.
Të gjithë të miturit janë shoqëruar në stacion policor në prani të prindërve, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit iu dorëzuan prindërve të tyre.


