Më 11 janar 2026, në orën 17:53, në pikën kufitare Stari Dojran, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Pika Kufitare, në koordinim me zyrtarë doganorë dhe një përfaqësues të Frontex, kanë privuar nga liria shtetasin M.G. (56) nga Republika e Serbisë.
Ai drejtonte një mjet transportues “MAN” me gjysmë-rimorkio “Schmitz”, me targa serbe.
Gjatë kontrollit kufitar, policia konstatoi se numri VIN i gjysmë-rimorkios, i shënuar në lejen e qarkullimit, ishte i falsifikuar. Në një kontroll të mëtejshëm, me ndihmën e një pajisjeje speciale – endoskop, u zbulua një bunker i fshehtë në gjysmë-rimorkio, ku u gjetën gjithsej 5.050 kartona, prej të cilëve 800 kartona cigare dhe 4.250 kartona cigare elektronike.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.G. do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 378 – “falsifikim dokumentesh” dhe nenit 278 – “kontrabandë” (mallra akcize) të Kodit Penal, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).


