Pas një procedure dyvjeçare të gjerë hetimore paraprake nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila zhvillohej në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së sotme, nën udhëheqjen e prokurorit publik të çështjes, Drejtoria e Policisë Financiare ka realizuar një aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e komunës së Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës.
Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në aksionin e asistuar nga njësia speciale “Tigrat”, janë privuar nga liria 7 persona dhe të njëjtit janë paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale Themelore, ndërsa një person nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes, thuhet në njoftim.
Dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 430 milionë denarë.
Drejtoria e Policisë Financiare mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe ndjekjen e krimit financiar dhe mbrojtjen e buxhetit të shtetit.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Vrasja e Liridonës, Naim Murseli del sërish para gjykatës
- EMRAT/ Molotovë dhe benzinë drejt kryeministrisë dhe parlamentit, 21 protestues të arrestuar, mes tyre edhe të mitur! Procedohen edhe disa zyrtarë të PD
- Policia jep detaje për 59 vjeçarin që dyshohet se ra në bunar
- Aksident i rëndë me zjarr bllokoi mbrëmë hyrjen e Shkupit, kolona të gjata në autostradë
- Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE
- Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari në Francë akuzohet për abuzim seksual të 89 të miturve
- Tronditëse/ “Kam edhe dy vajza të tjera”, babai vret të bijën 23-vjeçare pas debateve të njëpasnjëshme për… Trumpin
- AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive


