Një aksident i rëndë ka ndodhur disa orë më parë në rrugën që lidh fshatin Rashçe me Sarajin, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar. Në momentin e aksidentit, brenda veturës ndodheshin pesë anëtarë të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Sipas informacioneve të deritanishme, është gjetur vetëm një fëmijë 5 vjeçar, i cili ka mundur të dalë nga automjeti gjatë momentit të përplasjes. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe janë angazhuar në kërkim të katër anëtarëve të tjerë të familjes Arsllani. Kërkimet vazhdojnë në zonën përreth për të gjetur të mbijetuarit dhe për të përcaktuar natyrën e aksidentit.