Alsat 2019-10-15T15:13:25+02:00
Familjarët e viktimave të aksidentit të Llaskarcës, në seancën e sotme gjyqësore iu bashkuan përndjekjes penale për 6 të akuzuarit dhe të gjithë paralajmëruan se do të kërkojnë dëmshpërblim pronësoro-juridik. Familjarët dhe përfaqësuesit e familjeve të viktimave thanë se kërkim falja nuk ka vlerë nëse shkaktarët e kësaj ngjarjeje nuk e marrin dënimin e merituar. Mbrojtja e pronarit të firmës “Durmo Turs”, Durmish Beluli, tha se klienti i tij është i pafajshëm.
Ne jemi në qëndrimin që Prokuroria Publike deri në fund të këtij kontrolli nuk do të ketë fakte të mjaftueshme me të cilat do të mundej të rëndonte mbi të akuzuarin Durmish Behluli. Dëshmia e Durmish Belulit, që e ka dhënë para Prokurorit Publik, ishte që edhe vet ai dëshiron të dijë të vërtetën dhe arsyen që shpie deri tek aksidenti dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur”-tha Deljo Kadiev, avokat i pronarit të “Durmo Turs”.
Seanca e ardhshme gjyqësore u caktua për më 18 tetor, ku do të thirren të dëmtuarit e tjerë nga aksidenti tragjik i Llaskarcës. Për më 31 tetor është paraparë edhe një seancë tjetër ku në pyetje do të kenë fjalë dëshmitarët. Në aksidentin tragjik të 13 shkurtit të vitit 2019, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” humbi kontrollin dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave ndërsa u lënduan 37 të tjerëve. Për këtë ngjarje, akuzohen 6 persona. Pronari i “Durmo turs” Durmish Beluli dhe Remzi Miftari i punësuar në kompani, shoferi i autobusit si edhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik. Pronari i “Durmo tursit”, përgjegjës për transportin në formë dhe shoferi ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Besian Leka
Loading…




