Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër, ku kanë humbur jetën dy të rinj, një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar.
Sipas burimeve për News 24, 14-vjeçari që mbeti i lënduar në aksidentin e djeshëm ka ndërruar jetë sot në spital, duke rritur tragjedinë e ngjarjes.
Aksidenti ndodhi ndërsa dy të rinjtë po udhëtonin me motor dhe për arsye ende të paqarta humbën kontrollin e mjetit, duke u përplasur.