Një grua e moshës 50 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Tetovës.
Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Mercedes”, ndërsa janë përplasur me një makinë tjetër e llojit “Golf”.
Në afërsi të rrethrrotullimit gjatë hyrjes në Tetovë ka ndodhur aksidenti, ndërsa pas përplasjes me golfin, mercedesi ka vazhduar me vozitjen e pakontrolluar duke goditur një shtyllë.
Në golfin ka pasur dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët janë lënduar gjatë përplasjes dhe janë dërguar në qendrën klinike në Tetovë.
Ekipe të policisë dhe SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetimet. /SHENJA/
Data 23.03.2026
Aktuale
- Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi
- Fatmir Limani: Heshtja ime nuk është dorëzim, por urtësi
- Qeveria shpall 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme
- Trump: Nëse arrihet një marrëveshje, SHBA-ja do të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
- “Kompania kishte falimentuar”, zbardhen detaje nga vdekja e punëtorit shqiptar në Londër!
- Mucunski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues
- Nafta bie mbi 7%, pas deklaratës së Trump për negociatat me Iranin!
- ’31-vjeçarja hyri në shtëpinë e viktimës dhe e mori peng’: Familjarët flasin për vrasjen në Podujevë


