Një 41 vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pas një aksidenti me motor përgjatë natës në Cassia Cimina në Ronciglione.
Arrestimi i tij është bërë për shkak se iu gjet një sasi lëndë narkotike, tip kokainë, e ndarë në doza e gati për shitje.
Kontrollet u shtrinë dhe më tej në banesën e shqiptarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të tjera droge dhe 3500 euro para cash, që besohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.