Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj tha se është thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe popullit indian në emër të Shqipërisë.
“Në këtë moment të dhimbshëm, qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi,” theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe mbështetje ndërkombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për popullin indian në këto momente zie.