Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mesditë në magjistralen A3 që lidh qytetet Manastir me Prilep.
Në aksidentin janë përfshirë një kamion dhe një automobil, ndërsa në përplasjen e drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes e ka humbur jetën një banor i qytetit të Shkupit dhe një shtetas i huaj ndërsa i lënduari, gjithashtu shtetas i huaj, është transferuar me urgjencë për trajtim në ISHP Spitali Klinik- Manastir.