Alsat 2019-09-22T10:37:33+02:00
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën afër Vranjës në Serbi. Tre persona u plagosën rëndë. I ndjeri ka qenë në një makinë me targa serbe, e cila ka dalë nga rruga pas një përplasjeje. Disa nga pasagjerët u plagosën. Sipas mediave serbe, dy shtetas të tjerë të Maqedonisë u plagosën lehtë në makinën tjetër. Ata ishin duke u kthyer nga Holanda, ku sapo kishin blerë veturën.
Loading…




