Me 21.07.2020 në ora 11.00 në rrugën lokale nga fshati Dobrejci për në fshatin Piperovo, Strumicë, më saktësisht në urën e lumit Strumica, vetura e tipit “llada” pa targa, e drejtuar nga një vajzë 17 vjecare, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga për në lumin Strumica, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë adoleshentja, lëndime këto të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Strumicë, ku është bartur për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strumicë.



