Me 14.03.2019 në ora 14.30 është lajmëruar se në Strugë në udhëkryqin nga rruga regjionale M.Most-fshati Mislodezhda dhe rrugës lokale për në fshatin Livada, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Pezho” me targa nga Ohri, e drejtuar nga N.V.(56) nga fshati Draslajca, Strugë dhe veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Ohri, e drejtuar nga L.S.(80) nga fshati Livada, Strugë, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë L.S., i cili është dërguar për shërim në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë ku po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.