Me 17.01.2019 në ora 15.45 në udhëkryqin nga bulevardi “ASNOM” dhe rruga “Rasti i Shkurtit” ka ndodhur nj aksident trafiku midis veturës “Opel Astra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga O.A.(47) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Seat Ibica” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.M.(19) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar shoferi në veturën “Seat Ibica” dhe M.S.(20) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturë.
Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marr në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

