Me 24.01.2019 në ora 11.00 në SPB Shkup është lajmëruar se ka pasur gjuajtje nga një armë në rrugën “Bllagoja Stefkovski”, transmeton Almakos.
D.Z.(48) nga Shkupi derisa ka qenë duke lëvizur nga rruga “Pero Nakov” me veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, ku bashkëudhëtarë kanë qenë vëllai i tij B.Z.(50) dhe nipi i tij S.Z.(28) në afërsi të rrugës “Bllagoja Stefkovski” nga rruga e ndërmjetme me shpejtësi të lartë vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.I.(39) ku në veturë ka pasur edhe një person tjetër është goditur me veturën e drejtuar nga D.Z.
Menjëherë pastaj, prapa tyre është ndaluar vetura e tipit ‘Alfa Romeo’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga B.I.(31) nga fshati Hasanbeg, Shkup, i cili ka qenë edhe me një person tjetër.
A.I. dhe B.I. kanë gjuajtur me pistoletë në drejtim të veturës ku kanë qenë D.Z., S.Z. dhe B.Z. dhe pastaj ia kanë thyer xhamat e veturës që e ka drejtuar D.Z.
Është lënduar B.Z. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum Ohri’ ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Pas paraqitjes së rastit në polici, zyrtarët policor kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjatë deklaratës para zyrtarëve policor S.Z. ka thënë se edhe ai ka gjuajtur në drejtim të A.I. dhe B.I. dhe është arrestuar.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarrja është gjetur dhe arrestuar edhe A.I. Në ora 13.35 është lajmëruar në polici se edhe djaloshi 13 vjeçar, djalë i të lënduarit B.Z. i cili ka qenë në veturë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, pasi që është ankuar në lëndime në kokë.
Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

