Me 01.02.2019 në ora 21.40 në udhëkryqin nga bulevardi ‘Srbia’, “ Brigada e 12 maqedonase “ dhe ‘Brigada e 3 maqedonase’ në Shkup ka ndodhur një aksident midis veturës së tipit “Audi A4” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.I.(35) nga Shkupi dhe veturës së tipit ‘Tojota Ajgo” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.I.(36) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë B.M.I.(32), bashkëudhëtarja në veturën “Tojota Ajgo”. Me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.