Me 05.02.2019 në ora 21.30 në udhëkryqin nga rrugët Metodija Andonov Cento, Brigadat e Moravës Jugore dhe Maxhari në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen golf’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga M.B.(20) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga R.F.(40) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi M.B. dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lehtë është lënduar shoferi R.F. i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.