Me 18.01.2019 rreth orës 21.45 në udhëkryqin midis rrugëve “Boris Trajkovski” dhe ‘Trajko Ivanov’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Folksvagen Pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.P.(46) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Fiat Doblo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.D.(71) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident janë lënduar rëndë M.D. dhe N.D.(67) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Fiat Doblo”.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Shoferi D.P. dhe V.P.(42) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Folksvagen Pasat” janë lënduar lehtë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

