Me 07.03.2019 në ora 18.45 në SPB Shkup është lajmëruar se në fshatin Bulacani, vetura e tipit “ BMV “ me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.B.(28) nga fshati Bulacani, Shkup e ka goditur B.R.(59) nga fshati Bulacani, Shkup i cili ka qenë duke e shtyrë një kultivator, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar B.R. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.