Me 07.03.2019 në ora 18.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Aradhat partizane” përballë qendrës tregtare “Porta Vlae” B.L.(61) nga Shkupi duke drejtuar mopedin “Beneli” e ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mopedi, transmeton Almakos.
B.L. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.